Pas intervistimit, Faton Peci bën lëvizjen e parë

Aktuale

Pas intervistimit, Faton Peci bën lëvizjen e parë

Më: 27 maj 2025 Në ora: 20:10
Faton Peci

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Pas lirimit avokati Tualand Hodaj, ka publikuar një foto me Faton Pecin.

Ndryshe, Hetuesit e Prokurorisë Speciale po e intervistojnë edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, lidhur me kontratën për mbetjet shtazore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat