Edita Tahiri kritikon diplomatët gjermanë e francezë: Pse nuk kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta?

Aktuale

Edita Tahiri kritikon diplomatët gjermanë e francezë: Pse nuk kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta?

Nga: A.SH Më: 28 maj 2025 Në ora: 18:24
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar ndaj kërkesave të ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo i quajti këto kërkesa të njëanshme dhe theksoi se në vend të tyre, diplomatët duhet të kërkojnë nga Serbia që ta largojë Kosovën nga Kushtetuta e saj.

Sipas saj, dialogu nuk mund të ecë përpara me diplomaci të njëanshme, ndërsa diplomacia kosovare ka qenë pasive gjatë gjithë mandatit të qeverisë së kaluar.

“Dy ambasadore, i Gjermanise dhe Frances po kerkojne asociacionin nga Kosova - ata duhet te kerkojne qe Serbia ta heq Kosoven nga kushtetuta e saj - me diplomaci te njeanshme..nuk ec para dialogu - ndersa diplomacia jone ka qene ne gjum gjithe kohes sa ishte kjo qeveri qe shkoi”, shkruan ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat