​Ushtarët amerikanë, FA dhe FSK në Bizë

Aktuale

​Ushtarët amerikanë, FA dhe FSK në Bizë

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Ushtarët Amerikanë po marrin pjesë në ‘Exercise Immediate Response 25’, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri, bëri të ditur sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasada nënvizon se, ‘Immediate Response 25’ është një ushtrim në shkallë të gjerë i ushtrisë amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror.

 Dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale.

Ambasada shton se, ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat