Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mengjesit, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi i LDK-së:
Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale politike në vend ku ritheksoi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për themelimin e një Qeverie të Unitetit, e cila mbetet alternativa më logjike për dalje nga kriza që po përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve dhe për ecurinë normale të proceseve shtetërore.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës dhe qytetarëve të saj.