Ngërçi në Kuvend, Brahimaj: Po e presim vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Ngërçi në Kuvend, Brahimaj: Po e presim vendimin e Kushtetueses

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij është e kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ndërsa ka theksuar se për çështjet në Kuvendin e Kosovës, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse partia do të angazhohet në dy pjesët, në zgjedhjet lokale dhe me problemet në konstituimin e Kuvendit, ai tha se për këtë të fundit, mungon gatishmëria nga palët e tjera politike, dhe në këtë drejtim po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Brahimaj: Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e kuvendit

“Në dy pjesët, ata nuk kanë shprehur ndonjë gatishmëri, të shohim. Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese (para vendimit të Gjykatës nuk besoj se ka ndonjë zhvillim)”, ka thënë ai.

Deputeti Brahimaj ka folur edhe për përgatitjet e për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Brahimaj: Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin në degët, shumica kandidatëve janë caktuar

“Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin në degët, shumica kandidatëve janë caktuar. Për komunat tjera janë duke u identifikuar emrat potencial që do të garonin nga AAK”, ka theksuar ai.

Vazhdimi i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot nga ora dhjetë (10:00), raporton KosovaPress.

Tridhjetetre vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat