Njësia B1 e Termocentralit Kosova B rikthehet në operim

Aktuale

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B rikthehet në operim

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 20:03
KEK

Pas disa ditësh punimesh intensive, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është rikthyer sot me sukses në operim, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme stabilitetit të furnizimit me energji në vend.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njoftoi se ndonëse përfundimi i punimeve ishte planifikuar brenda një afati prej 48 orësh, angazhimi i jashtëzakonshëm i ekipeve teknike ka bërë që ndërhyrjet të përfundojnë më herët. Procesi i startimit të njësisë nisi rreth orës 15:30, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik, duke u kthyer në funksionim të plotë dhe të qëndrueshëm.

Gjatë kësaj periudhe KEK thotë se janë realizuar sanime të thella teknike, përfshirë:

Zëvendësimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në kaldajë;

Eliminimin e rrjedhjeve në kondenzator me riparimin e rreth 410 gypave;

Ndërhyrje në skarat e djegies për përmirësimin e performancës;

Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1;

Sanimi i filtrit elektrik në 7 nga 8 fushat funksionale.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut,  Gramos Hasani, ka falënderuar ekipet për përkushtimin dhe profesionalizmin, duke theksuar se ky është “rezultat i punës ekipore dhe një shembull i shkëlqyer i menaxhimit teknik nën presion”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat