Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri

Aktuale

Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 14:54
KFOR

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme.

Kjo me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të stabilitetit në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Lindje.

“Këto aktivitete janë thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në rajon”,  thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat