Presidenca mbështeti “Marshin e Paqes” në përkujtim të viktimave të Srebrenicës

Aktuale

Presidenca mbështeti “Marshin e Paqes” në përkujtim të viktimave të Srebrenicës

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Sarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i Paqes”.

Ky, një aktivitet përkujtimor që nderon kujtimin e mbi 8 mijë burrave e djemve boshnjakë të vrarë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe.

Ky marsh, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, trupit diplomatik dhe shoqërisë civile, u mbështet edhe nga Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo mbështetje u dha në shenjë përkushtimi institucional për kujtesën historike, drejtësinë dhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat