Ushtarë kroatë të KFOR-it me patrullime në Vërmicë

Aktuale

Ushtarë kroatë të KFOR-it me patrullime në Vërmicë

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 11:15
KFOR

Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë patrulluar në  Vërmicë.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë në një njoftim në Facebook se patrullime të tilla kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.

“ Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thekson KFOR-i.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat