Mërgimtari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – vazhdojnë edhe sot kërkimet

Aktuale

Mërgimtari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – vazhdojnë edhe sot kërkimet

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 15:53 Përditësuar në ora: 08:05 më 28.07.2025
Liqeni i Ujmanit

Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe identifikimin e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:30, viktima dyshohet se është hedhur në liqen për t’u larë dhe që atëherë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytsave”, ka thënë shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

Në kërkim të tij janë angazhuar edhe njësitet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, të cilët po punojnë në terren për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë duke vazhduar sot.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili bëri të ditur se 33-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Viktima është nga fshati Cerajë i Mitrovicës dhe jeton në Suedi.

Ai kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Mërgimtari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në liqenin e Ujmanit, ku një person rreth moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Sipas burimeve të para, bëhet fjalë për një gurbetqar i cili ndodhej në Kosovë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente, policia si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit me barka.

Operacioni për gjetjen e trupit po vazhdon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat