FSK e gjetja e trupit – gjithçka që ndodhi sot në Ujman

Aktuale

FSK e gjetja e trupit – gjithçka që ndodhi sot në Ujman

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 20:53
FSK

Mandatin si ushtri e rregullit e mori 7 vjet më parë.

Por, nga viti 2018, Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk shkeli më në veriun e vendit.

E pritjes, i erdhi fundi të martën.

Kjo meqë FSK mori lejen nga KFOR-i, për t’iu bashkangjitur një aksioni të natyrës humanitare në liqenin e Ujmanit.

Ekipit të FSK-së për në Veri, i prinë amerikanët.

E më të mbërritur tek vendi i ngjarjes, ushtarakët iu përvishen punës.

Fillimisht, kërkimi u bë me dronët nënujor.

E më pas, u angazhuan edhe zhytësit.

Kërkesën për ndihmën e FSK-së në këtë operacion, thotë se e kërkoi Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Gjatë gjithë kohës këtu, po qëndronin edhe zyrtarët policor.

Por, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Afër familjarëve të martën, qëndroi sërish i pari i Komunës së Zubin Potokut.

Në mesditë, këtu u panë edhe disa ministra nga kabineti qeveritar.

E prania e ekipeve të FSK-së dha rezultatin e pritur.

Kjo meqë në ora 16:30 arritën ta lokalizojnë e më pas edhe ta nxjerrin nga liqenin trupin e pajetë të mërgimtarit nga Suedia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat