Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Aktuale

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 23:43
Isak Shabani, Memli Krasniqi

Isak Shabani do të jetë kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur për kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kjo është oferta jonë – dhe kjo është ajo që i duhet Podujevës.Podujeva ka nevojë për një udhëheqje që e njeh qytetin në çdo cep, i njeh njerëzit dhe hallet e tyre. Një udhëheqje që di të bashkojë, të planifikojë dhe të punojë me vizion afatgjatë. Isak Shabani është njeriu që i plotëson këto nevoja. Me përvojë si ish-deputet, tre mandate asamblist dhe zyrtar i lartë në administratën shtetërore, ai ka njohuri të thella për funksionimin e institucioneve dhe menaxhimin e komunës", ka shkruar ai në Facebook.

“Me përkushtim të dëshmuar atdhetar, si bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti, ai e di çfarë do të thotë të shërbesh për interesin e përbashkët – për një thirrje më të madhe se vetja.

Jam i bindur se me Isakun në krye, Podujeva do të ketë udhëheqjen e përgjegjshme, të ndershme dhe të përkushtuar që e meriton”, shkruan Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat