“Dy persona të ulur në tokë, tre tjerë në këmbë”, foto nga përplasja mes viktimave dhe të dyshuarve pak para vrasjes në Gjilan

Aktuale

“Dy persona të ulur në tokë, tre tjerë në këmbë”, foto nga përplasja mes viktimave dhe të dyshuarve pak para vrasjes në Gjilan

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra.

Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.

Image
Foto nga vendngjarja

Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan.

Gazeta Insajderi ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.

Dy persona aty shihen në tokë, ndërsa tre të tjerë në këmbë.

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim ku edhe ka ndodhur vrasja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat