Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Aktuale

Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 10:09
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi.

Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani tek familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që Xh.E. dhe B.E. kanë rrëmbyer një serb më 1999.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat