Sërish bllokadë: Simiq nuk kalon as pas herës së tretë!

Aktuale

Sërish bllokadë: Simiq nuk kalon as pas herës së tretë!

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 15:07
Slavko Simiqin

Igor Simiq nga Lista Serbe edhe në herën e tretë e ka propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Për kanë votuar Lista Serbe dhe Adem Hoxha.

Kundër kanë votuar VV, Time Kadrijaj, Lahi Ibrahimaj.

PDK, Duda Balje e Veton Berisha kanë abstenuar, ndërsa LDK nuk ka marrë pjesë në votim.

“Konstatoj se me 10 vota për,  56 kundër dhe 21 abstenime kandidati Slavko Simiq nuk I merr votat për nënkryetar të kuvendit”, tha Dimal Basha. 

Nga ana tjetër, as deputeti serb Nenad Rashiq nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme të deputetëve për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, e që emri i tij u tërhoq në short si një prej deputetëve që përfaqëson këtë komunitet aty.

Nga 95 deputetë sa ishin në sallë, për votuan vetëm 55 deputetë, 1 kundër e 17 abstenime, të pamjaftueshme që të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit.

Si rrjedhojë, kryeparlamentari Dimal Basha ndëpreu seancën konstituive për të vazhduar të enjten.

Përpjekja e zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit përmes shortit

Verica Çeraniq deputete e Listës Serbe ishte emri i parë që u tërhoq përmes shortit për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb, veprim ky i bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, meqë Lista Serbe nuk pranoi të propozonte emër tjetër përpos Sllavko Simiqit për këtë pozitë, si i dyti i Kuvendit e i cili dështoi tri herë të merrte votat e deputetëve.

Duke u thirrur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë, kryetari i ri i Kuvendit i kërkoi Listës Serbe ta propozonin një tjetër emër, por ata insistuan në emrin e deputetit Simiq.

Por, për të nuk pati asnjë votë për, 51 ishin kundër e 20 abstenime.

Sërish emri i saj u tërhoq nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, edhe në tentimin e dytë ajo nuk mori votat e mjaftueshme për t’u ngjitur në pozitën e nënkryetares së Kuvendit që përfaqëson komunitetin serb.

Ndërkohë, kandidati i tretë që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq i Listës Serbe, dhe i njëjti nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme meqë nuk pati asnjë votë për , 48 kundër e 19 abstenime.

Liljana Stefanoviq emri i së cilës u tërhoq në short refuzoi të ishte kandidate për nënkryetare të Kuvendit, duke u eliminuar kështu nga lista.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat