Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Aktuale

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 07:02

Të enjtën, më 4 shtator, më shumë se 90 përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Lajmi është konfirmuar për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet. 

"Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike", tha Elezi. 

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së Qendrave të Votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat