Tash e dhjetë ditë, partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë, për të shpalosur plan programet për qeverisjen katër vjeçare në komuna.
Kjo është agjenda e partive politike në ditën e dhjetë të fushatës:
Agjenda e aktiviteteve Lëvizja Vetëvendosje 10:00- 17:00 - Kryeministri në detyrë Albin Kurti merr pjesë në aktivitetet që mbahen në Prishtinë, Kastriot dhe Fushë Kosovë.
10:00 – Vizitë në Solution25. (Prishtinë)
11:00 – Vizitë qendres logoledike “Dialogus”. (Ferizaj)
13:00 – Vizitë fermerit. (Fshati Siboc, Kastriot)
13:40 – Vizitë në Shoqatën e Pensionistëve. (Kastriot)
16:00 – Tubim në Vragoli. (Fushë Kosovë)
17:00 – Tubim në lagjen 28 dhe 29, Fushë Kosovë. (Fushë Kosovë)
Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës: 17:30 - 19:00
17:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Vushtrrisë. (“City Grill”, Vushtrri)
18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Novosellës së Pejës. (Shtëpia e Kulturës, Novosellë)
19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Istogut. (Hotel “Trofta”, Istog)
Agjenda e Lidhjes Demokratike të Kosovës: 19:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Malishevë. (Restaurant “Mani”)
Agjenda e NISMA Sociademokrate: 20:00
NISMA Socialdemokrate vazhdon fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Malishevë. (Restaurant “Bimi 1”, Malishevë)