BE mirëpret pajtimin e Kosovës me sanksionet e reja ndaj Rusisë

Aktuale

BE mirëpret pajtimin e Kosovës me sanksionet e reja ndaj Rusisë

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 15:01
 Avio Orav

Kosova ka marrë vendim për t’u pajtuar vullnetarisht me katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.

Lajmi është mirëpritur nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav.

"Mirëpres vendimin e Qeverisë nw detyrw të Kosovës për t’u pajtuar vullnetarisht dhe për të zbatuar katër paketat më të fundit të sanksioneve të BE-së, të miratuara në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës."

Orav theksoi se ky veprim përforcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe praktikave evropiane.

“Bashkëpunimi dhe harmonizimi me praktikat e BE-së, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, janë gurthemeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Orav. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat