Ushtarët amerikane të KFOR-it me stërvitje të vështira kundër trazirave

Aktuale

Ushtarët amerikane të KFOR-it me stërvitje të vështira kundër trazirave

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:33
KFOR

Kontingjenti i këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane i Komandës Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, zhvilloi stërvitje për kontrollin e turmës dhe trazirave në Camp Nothing Hill.

Sipas njofitmit të KFOR, ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, duke përfshirë shkeljen e pengesave, kontrollin e turmave, heqjen e pajisjeve shpërthyese dhe kujdesin ndaj viktimave, duke shfrytëzuar rastin për të ushtruar aftësitë e tyre operacionale në një mjedis realist trajnimi.

Njoftimi:

Stërvitjet e tilla mbajnë nivel të lartë të ndërveprimit, kohezionit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet njësive të KFOR-it - elemente kyçe për sigurimin e gatishmërisë operacionale dhe efektivitetit në mjediset komplekse të sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat