Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e njëzet, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Lëvizja Vetëvendosje
13:00 - Takim me bujq e fermerë, Shtime.
16:30 - Takim me bujq, fermerë dhe përfaqësues të bizneseve, restaurant ‘FAIKU’, Viti.
18:00 - Tubim në Pozheran, shkolla e re, Viti.
19:30 - Tubim në fshatin Bob (Lagjja Kuka), Kaçanik.
20:00 - Tubim në fshatin Biçec, shkolla e fshatit, Kaçanik
17:00 - Tubim me vajza dhe gra Lupç, Podujevë.
20:00 - Tubim në qytet, shkolla "Naim Frashëri", Podujevë.
20:00 - Tubim në Nashec, Prizren.
19:30 - Tubim në Harilaq, Fushë Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit. (Vendi: Restaurant “Alba”, Koha: 17:00)
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Vendi: Salla e sportit në Shkollën Fillore “Dy dëshmorët”, Dobrajë e Madhe, Koha: 19:00)
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Vendi: Shkolla Fillore “Mehmet Gjevori”, Arbëri, Koha: 19:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës
18:00, Viti (Vendi: Palestra e Sporteve në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
18:00- Tubim te Shtëpia e Kulturës, Istog
Partitë tjera deri më tash nuk kanë publikuar agjendat për aktivitetet zgjedhore të ditës së sotme.