​Largohet shenja me mbishkrim cirilik në veri të Mitrovicës

Aktuale

​Largohet shenja me mbishkrim cirilik në veri të Mitrovicës

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 14:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Mitrovicën e Veriut është hequr tabela “Kosovska Mitrovica” me mbishkrim cirilik.

Në vend të saj, autoritetet komunale kanë marrë vendim që të vendoset tabela me emërtimin shqip të Mitrovicës.

Për KosovaPress këtë e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryetarit Erden Atiqi, Visar Syla.

Ai ka theksuar po ashtu se përveç tabelës do të vendoset edhe logoja e komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat