​Përfundon bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit

Aktuale

​Përfundon bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 13:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh, raporton KosovaPress.

Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë.

Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.

Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat