Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave në komunën e Drenasit, ku për momentin janë numëruar 90,41 për qind e tyre.
Aktualisht, i pari është Ramiz Lladrovci me 11614, apo 52,12 për qind.
I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 8227 vota apo 37,15 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, e treta është Egzona Tërdevci nga LVV me 917 vota apo 4,12 për qind.