Zgjedhjet komunale, deklarohet Kurti

Aktuale

Zgjedhjet komunale, deklarohet Kurti

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 12:02 më 13.10.2025
Albin Kurti

Kurti fton organet e drejtësisë të merren me Exit Poll-et për rezultatet për Mitrovicën e Jugut

Kurti fton organet e drejtësisë të merren me Exit Poll-et për rezultatet për Mitrovicën e Jugut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar organet e hetuesisë që të hetojnë Exit Poll-et e publikuara për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut. Ndërsa, teksa komentoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetor tha se ato treguan se Vetëvendosje është forca kryesore politike edhe në nivelin lokal.

Kurti në një konferencë për medie sot tha se LVV ka fituar në tri komuna pa balotazh dhe me votat e diasporës gjasat janë që edhe në Gjilan të jetë fituese pa balotazh.

Rezultatin e mbrëmshëm zgjedhor e konsideroi dhuratë e popullit të Kosovës për 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti: 12 tetori tregoi se LVV është forca kryesore politike edhe në nivel lokal

“Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve preliminare Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime me votat nga diaspora mund të dal që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh që i bie që në katër komunat ku kemi qeverisur në këto katër vitet e fundit kemi fituar pa balotazh, ndërsa jemi në 12 nga 17 komunat sa kanë shkruar gjithsej në balotazh nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty....02/56Këto rezultate tregojnë qartë se Lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në Kosovë edhe në nivel lokal. Kjo është dhurata më e çmueshme dhe urimi më i mirë që e kemi marr nga populli i Kosovës në këtë 20 vjetor të LVV”, deklaroi lideri i LVV-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë Exit-Pollet e mbrëmshme për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut për çka tha se nuk bëhet fjalë për huqje, por ndërhyrje flagrante.

Kurti: I ftoj organet e hetuesisë të merren me exit pollet për Mitrovicën

“Ajo çfarë ndodhi më 12 tetor për raportimet për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit Poll-et e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes gabim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjeshtë një huqje, por kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integritetit dhe integriteti dhe sigurisë të shtetit tone. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë që të merren me këtë çështje”, tha Kurti

Ndonëse rezultatin e mbrëmshëm e konsideron të kënaqshëm, Kurti u shpreh i bindur që partia e tij do të dal fituese në të gjitha komunat ku kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje janë në balotazh.

Sipas liderit të Vetëvendosjes para balotazhit do duhet një analizë e rezultatit zgjedhor për të parë pastaj mundësinë e ndonjë bashkëpunimi ap koalicioni me PDK-në apo partitë e tjera në Prishtinën.

Kurti: Nga sot i përvishemi punës për balotazh

“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë. Nga sot i përvishemi punës për balotazh. Synimi ynë është i qartë, që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna dhe të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë të cilën qytetarët e meritojnë dhe që komunat tona të ecin përpara me zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi…07’11Neve na nevojitet që sot dhe nesër ta bëjmë një analizë gjithpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultatit zgjedhor dhe raportit të rezultatit zgjedhor me fushatën që bëmë vetëm pas kësaj analize do t’i bëjmë planet dhe përgatitjet e duhura për rrugën përpara gjithnjë në bashkëpunim aq të ngushtë me kandidatët që i kemi në balotazh”, deklaroi Kurti.

Kosova dje përmbylli procesin e zgjedhjeve lokale. Nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, 811 mijë e 984 prej tyre votuan duke përfaqësuar 40.10% pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale në nivel vendi.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit Lëvizja Vetëvendosje Lëvizje Vetëvendosje do të jetë në garë në balotazh për 12 komuna nga 20 që shkojnë në rund të dytë, në bazë të rezultateve nga numërimi i më shumë se 90 për qind të votave. Ndërsa, pa balotazh ka fituar në Kamenicë, Podujevë e Shtime sipas rezultateve të deritashme.

Kurti deklarohet për krijimin e qeverisë së re

Në konferencën për media, Kurti tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sa i përket krijimit të qeverisë së re tha se shumë shpejt do të filloj komunikimet dhe bisedat për qeverinë qendrore.

“Për qeverinë qendrore dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë prezantoj kabinetin është 26 tetori. Këto dite jemi të angazhuar në analizën gjithëpërfshirëse, por shumë shpejt do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore, sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë”, theksoi Kurti.

Sa i përket asaj se LVV a është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, Kurti tha se nëse nuk ka Qeveri Kurti 3 janë të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Ne po bëhemi gati të qeverisëm anë e mbanë komunat e Kosovës po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka Kurti 3 padyshim jemi të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare... Gatishmëria jonë është e plotë dhe plani ynë është Qeveria Kurti 3”, tha ai.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Por, ai do të ketë "punë" për t’i gjetur të paktën 61 vota në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë për mandatin e tretë në krye të Qeverisë, pasi partia LVV - GUXO dhe Alternativa i fituan 48 ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti: Më së largu më 26 tetor prezantojmë qeverinë e re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbi krijimin e qeverisë së re.

Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku u prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.

Nëse nuk ka qeveri të re, Kurti u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja.

“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. Gatishmëria jonë është e plotë, por një herë plani ynë është për qeverinë Kurti 3”, tha kryetari i LVV-së.

Zgjedhjet komunale, deklarohet Kurti: 3 komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti më 12 tetor.

Kurti deklaroi se VV-ja sipas rezultateve preliminare i ka fituar tre komuna pa balotazh, por sipas tij, mund ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh.

“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh”, tha ai para mediave.

“Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsej, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, theksoi ai.

“Të vetmet komuna ku LVV-ja nuk është në balotazh janë: Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda. Natyrisht këto rezultate preliminare dhe pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”, theksoi kreu i LVV-së.

Kurti sot mban konferencë për media

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

"Te hënën, në ora 10:00, LV mban konferencë për media në të cilën flet kryeministri Albin Kurti.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LV-së”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat