Marrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trump, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Aktuale

Marrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trump, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 21:40
Vjosa Osmani- Donald Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën,” shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Ajo vlerësoi udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve që punuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjes dhe pasigurisë, duke u dhënë mundësi familjeve të panumërta të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri,” theksoi Osmani, duke u bërë thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat