Bie në Ujman një automjet i dy të rinjve

Aktuale

Bie në Ujman një automjet i dy të rinjve

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.

Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Bardiqi, u shpreh, se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.

Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.

”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë duke ra”, u shpreh ai ndër tjera.

Siç mëson media nga kjo situatë nuk ka të lënduar.

Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat