Këta janë kandidatët më të votuar për Asamblenë e Gjilanit, LVV prinë e para

Aktuale

Këta janë kandidatët më të votuar për Asamblenë e Gjilanit, LVV prinë e para

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve preliminare për kandidatët për asamble komunale në disa komuna, përfshirë edhe Gjilanin, ku janë numëruar 15.04% e votave.

Si bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni ka marrë 1,439 vota.

Kandidatët e tjerë më të votuar nga LVV-ja janë:

Avdyl Kastrati me 81 vota

Sabri Rexhepi me 79 vota

Erestina Isufi me 77 vota

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më së shumti vota ka marrë Arbër Ismajli me rreth 959 vota. Pas tij renditet:

Artan Cani me 107 vota

Sami Ahmeti me 88 vota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat