“Pizhame dhe çorape”/ Policia përgatitet për dimër

Aktuale

“Pizhame dhe çorape”/ Policia përgatitet për dimër

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 22:46
Foto ilustruese/ Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë publik një njoftim për kontratë që ka të bëjë me furnizimin e zyrtarëve policorë me pizhame dimri dhe çorape, përmes një kontrate publike kornizë që pritet të zgjasë 36 muaj.

Për kontatën “Furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë”, kontrata duhet të ndahet në dy grupe: grupi 1: Furnizim me pizhame dimri dhe çorape, kurse grupi i 2: Furnizim me çorape termike.

Vlera e përgjithshme e parashikuar për këtë kontratë është 333,000 euro, dhe synon përmirësimin e kushteve të punës për pjesëtarët e Policisë, sidomos gjatë stinës së ftohtë.

Kontrata publike kornizë do të jetë e vlefshme për një periudhë 3-vjeçare.

Ky furnizim konsiderohet pjesë e angazhimit të Policisë për mirëqenien dhe komoditetin e stafit në kushte klimatike sfiduese, sidomos gjatë patrullimeve në dimër dhe orare të zgjatura në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat