Maqedonci u takua me përfaqësuesen e kompanisë 'Lockheed Martin' në kuadër të Panairit AUSA 2025 në SHBA

Aktuale

Maqedonci u takua me përfaqësuesen e kompanisë 'Lockheed Martin' në kuadër të Panairit AUSA 2025 në SHBA

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 19:34
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me përfaqësuesin e kompanisë "Lockheed Martin".

Në kuadër të panairit “AUSA 2025”, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me përfaqësuesin e kompanisë "Lockheed Martin".

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve bashkëkohore në fushën e aviacionit dhe sistemeve tjera ushtarake dhe rëndësisë strategjike të integrimit të këtyre teknologjive në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim ishin prezent edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, forcimi i kapaciteteve ajrore dhe aftësive të tjera të FSK-së, si dhe ndërtimi i partneriteteve të qëndrueshme me "Lockheed Martin" në të ardhmen, janë tema të tjera që janë përqendruar gjatë bisedimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat