“Godet” Shkëlzen Gashi: E pabesueshme se si qenkan grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit

Aktuale

“Godet” Shkëlzen Gashi: E pabesueshme se si qenkan grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 11:09
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Analisti Shkëlzen Gashi thotë se balotazhi në Prishtinë dhe Mitrovicë nuk janë thjesht zgjedhje lokale, duke vënë re se sipas tij aktorë me precedent kriminal janë mobilizuar kundër kryeministrit Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Të gjithë kundër Albin Kurtit

Kam qenë totalisht i dezinteresumë për zgjedhjet lokale 2025 për shkak të dëshpërimit me pothuajse të gjithë kandidatët që i pata mbështetë në zgjedhjet lokale të vitit 2021: Përparim Ramën në Prishtinë; Bedri Hamzën në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, e me radhë.

Këto ditë fillova me e përcjellë pakëz balotazhin, sidomos në Prishtinë e në Mitrovicë, dhe definitivisht këto nuk janë zgjedhje lokale. E pabesueshme se si qenkanë grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat