Kurti: Më 9 nëntor në Pejë do të ndodhë kthesa historike

Aktuale

Kurti: Më 9 nëntor në Pejë do të ndodhë kthesa historike

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 20:55
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e mbajtur në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur para banorëve të Pejës, planin zhvillimor për këtë komunë, me ç ‘rast drejtues të kësaj partie, edhe u kanë kërkuar votën për Taulant Kelmendin, kandidatin e saj për kryetar komune.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua para pejanëve se bashkë me Kelmendin, do ta zhvillojnë Pejën, e do të punojnë për realizimin e kërkesave të banorëve të kësaj komune.

"Zhvillimi i Pejës është çështje serioze që ne e marrim si prioritet edhe në Prishtinë edhe në Pejë me Taulant Kelmendin. Taulanti do të punojë edhe shumë edhe ndershëm e me transparencë. Ai do të jetë i afërt me ju. Ai do të ju troket në dyert e shtëpitë tuaja dhe do ju pyes qysh jeni? a keni ujë? a po ju funksionojnë çerdhet? Pejës i duhet një kryetar që dëgjon me vëmendje qytetarët e nuk përton të jetë pranë tyre e me ta. Peja me të do të zhvillohet e rigjallërohet. Nevojat tona bëhen përgjegjësi për ne. Taulanti është mundësia dhe garancia për ju"

Ndërsa, Taulant Kelmendi, kandidat I LVV-së për kryetar të Pejës,  premtoi investime në shëndetësi, arsim, infrastrukturë e fusha tjera.

"Sot jemi në balotazh, jemi një hap para fitores së madhe. Sot Peja pret ndryshim, pret drejtësi e mirëqenie. Ju falënderoj që herën e parë e keni votuar ndryshimin. Kemi nisur projekte bashkë me Qeverinë e Albin Kurtit. Rrugën Pejë-Prishtinë jemi duke e bërë realitet. Kemi ndërtuar qendrën e xhudos, kemi planin ta bëjmë Pejën funksionale, qytet të mirëqenies e qytet turistik", tha ai.

Drejtues të Vetëvendosjes u shprehën se më 9 nëntor do të ndodhë kthesa historike në Pejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat