Detaje të reja nga vdekja e gjakovares në Tetovë: Ishte në lidhje me…

Aktuale

Detaje të reja nga vdekja e gjakovares në Tetovë: Ishte në lidhje me…

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 21:08 Përditësuar në ora: 11:20 më 06.11.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes tragjike në Tetovë, ku një studente nga Kosova u gjet pa shenja jete

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm.

Një vajzë e re 25-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte me qira. Policia kuptoi se bëhet fjalë për një studente nga Kosova.

Me të kuptuar lajmin, në vendngjarje kishte dalë edhe prokurori kujdestar. Në raportin e tyre thuhet:

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Megjithatë, sipas informacioneve të medias, vajza kishte qenë në një lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia e Veriut.

Familjarët e vajzës së ndjerë i thanë medias se vajza e tyre, tanimë e ndjerë, kohëve të fundit ka pasur mosmarrëveshje dhe probleme me të dashurin e saj nga Maqedonia e Veriut. Megjithëse ende nuk ka version zyrtar nga organet e shtetit se çfarë në të vërtetë ndodhi, pra rasti ende konstatohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada e Kosovës

Një vajzë e re me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në një parking të lagjes pas Tregut të Gjelbër. Hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup konfirmoi është njoftuar se një shtetase e Kosovës është gjetur pa shenja jete në Tetovë.

Postimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit.

Detaje tjera nga vdekja tragjike në Tetovë: Vajza që u gjet pa shenja jete është nga Gjakova

Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.

Siç mësohet nga banorët viktima dyshohet të jetë një vajzë rreth 24-vjeçare me inicialet D.S, me origjinë nga Gjakova. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes.

Sipas informacioneve jozyrtare nga banorët e zonës, vajza thuhet se më herët ka pasur disa tentativa për vetëvrasje dhe kishte pasur kontakt me një person, për të cilin policia po zhvillon hetime përmes gjurmimit të të dhënave telefonike.

Policia e Tetovës ka njoftuar se informacione më të detajuara do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat