“Rruga e Re” e Abdixhikut, platformë drejt SHIK-ut – familja e Haki Imerit reagon ashpër: Populli duhet të…

Aktuale

“Rruga e Re” e Abdixhikut, platformë drejt SHIK-ut – familja e Haki Imerit reagon ashpër: Populli duhet të…

Nga: N.E Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 11:32
Lumir Abdixhiku

Familja e Haki Imerit, thotë se përballë një opozite të bashkuar vetëm në mashtrime, populli duhet të zgjedhë koalicionin e shtetit LVV, Guxo, Alternativa.

Sipas tyre, koha e masakrenjeve dhe patriotëve të rremë duhet të marrë fund.

“ Përballë një opozite të bashkuar vetëm në mashtrime, populli duhet të zgjedhë koalicionin e shtetit – LVV, GUXO dhe Alternativa .

-Të vetmit që përfaqësojnë demokracinë, sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të vendit, cep më cep.

-Miq, koha e maskarenjeve , dhe patriotëve të rremë duhet te marrë fund..

-Ata që dikur fshiheshin pas flamurit, sot janë robër të interesave personale e dosjeve të errëta..”, shkruhet në reagimin e tyre.

Tutje, ata konsiderojnë se LDK është shkrirë në PDK dhe se “Rruga e re” e Lumir Abdixhikut paska qenë platformë që çon drejt SHIK-ut.

“LDK-ja, dikur parti e shtetformimit, sot është zyrtarisht e shkrirë në PDK – në atë strukturë të brumosur nga krime, vrasje e komplotet ndaj vetë figurave të LDK-se.

- “Rruga e re” e Lumir Abdixhikut paska qenë platform që çon drejt Shikut një “integrim” aq i thellë sa LDK-ja tashmë është vetëm emër, pa shpirt, pa identitet dhe pa ideal.

-Në këtë realitet të përmbysur, ku mashtruesit shpallen patriotë dhe grabitqarët bëjnë fushatë për moral, është koha që qytetari të mos mashtrohet më.

-Koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është koalicioni për shtetin, për paqen, për integritetin territorial e kushtetues, dhe mbi të gjitha – për mbrojtjen e Kosovës nga armiqtë, jashtëm apo të brendshëm, të veshur me flamur apo me kostum partiak.

-Sepse sot, më shumë se kurrë, Kosova nuk ka nevojë për fjalë të mëdha por për njerëz të drejtë, te dinjitshem dhe te guximshem”, përfundon reagimi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat