Policia e Kosovës dhe ajo e Kroacisë thellojnë bashkëpunimin reciprok

Aktuale

Policia e Kosovës dhe ajo e Kroacisë thellojnë bashkëpunimin reciprok

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:46
Takim pune midis shefit të policisë kroate Nikola Milina dhe atij të Kosovës, Gazmend Hoxha.

Një delegacion i Policisë së Kosovës zhvilloi një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Kroacisë më 5 dhe 6 nëntor, gjatë së cilës u zhvillua një takim pune midis shefit të policisë kroate Nikola Milina dhe atij të Kosovës, Gazmend Hoxha.

Njoftimi:

"Tema e takimit ishte bashkëpunimi i suksesshëm midis dy forcave policore deri më tani, veçanërisht policisë kriminale, bazë dhe kufitare, si dhe pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në projektin e policisë kroate "Destinacioni i sigurt turistik", njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë.

Të dyja palët shprehën kënaqësi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh midis dy forcave policore dhe vazhdimin e përcaktimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërkombëtar policor mund të përmirësohet më tej, raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat