VV ankohet për LDK-në në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet

Aktuale

VV ankohet për LDK-në në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, është ankuar për parregullsi në shkollën “Faik Konica” për shkak të paraqitjes së një aktivisti të LDK-së dhe zyrtar në kabinetin e Kryetarit aktual të Prishtinës , i cili mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson.

Në reagimi thuhet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30, te hyrja e shkollës “Faik Konica”, e cila gjithashtu është njëra ndër qendrat e votimit në kryeqytet, raporton KosovaPress.

“Kemi parë një person, më pas i identifikuar si Art Merkoja, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e Kryetarit aktual të Prishtinës , i cili mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson. Shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe presion mbi votuesit”, thuhet në reagim.

Veprimet e tilla sipas VV-së janë në kundërshtim me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga KQZ-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si çdo subjekt apo palë tjetër, do të duhej të ishte e shqetësuar për shkeljen e ligjit dhe të rregullores së qartë të KQZ-së, sipas VV-së.

“Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve. Ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të demokracisë, të së drejtës për votë të lirë, dhe në denoncimin e çdo shkeljeje në këtë drejtim”, përfundon reagimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat