Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, Ardian Gjini e ka shpallur fitoren.
Gjini në një konferencë për media tha se në zgjedhjet e sotme ka marrë 58 për qind të votave.
“Kemi fituar me 58 për qind të votave, pa i llogarit ato me kusht dhe të diasporës që s’kanë mundësi me ndryshua rezultatin shumë”, tha Gjini.
Ai shprehet mirënjohës gjithë kolegëve të tij, gjithë siç tha ai miqve që kanë punuar shumë dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që kanë votuar.
Sipas tij, ky është një rezultat i thellë, rezultat bindës.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së të përditësuara deri në orën 20:09, nga 146 vendvotime në Gjakovë, 89.73 për qind prej tyre janë numëruar deri më tani. Dhe nga këto numërime del se Ardian Gjini ka fituar 57.18 për qind të votave, kurse Ardian Gola nga LVV ka fituar 43.04 për qind.