Edhe në komunën e Vitisë ka përfunduar numërimi i votave.
Në këtë komunë, fitues doli Sokol Haliti nga LDK me 50,60 për qind ose 8,352 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Arsim Ademi i LVV-së mori 49,40 për qind ose 8,155 vota.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.