PDK falënderon qytetarët pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Aktuale

PDK falënderon qytetarët pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet lokale, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit nga zemra, Prizren, Vushtrri e Kaçanik! Puna e kryetarëve tanë nga radhët e PDK-së vazhdon, me përkushtim e përgjegjësi, për çdo qytetar – pa dallim”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Në këtë deklaratë, PDK ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti, si dhe për kandidatët e saj për kryetarë komune për punën e bërë gjatë fushatës.

Sipas PDK-së ky subjekt e ka përmbyllur procesin zgjedhor si partia më e votuar në nivel vendi, me 187,526 vota, gjashtë komuna të fituara dhe 206 asamblistë.

“Vazhdojmë përpara me punë, me besim dhe me vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar dhe për të gjithë Kosovën. Gjithmonë në shërbim të Kosovës!”, thuhet në fund të deklaratës së PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat