Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Aktuale

Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 09:02
Foto arkiv/ Varri i Astrit Deharit

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin e dëmtimit të varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në raportin 24-orësh të Policisë të dielën thuhet se një varr është dëmtuar dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njësitë relevante policore.

"Raportohet se është dëmtuar një varr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime nga njësitet relevante policore", thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat