Policia e Kosovës dhe amerikanët me ushtrime, bllokohet një pjesë e Prishtinës!

Aktuale

Policia e Kosovës dhe amerikanët me ushtrime, bllokohet një pjesë e Prishtinës!

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës pritet të realizojnë një ushtrim të përbashkët.

Ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe testimin e reagimit dhe koordinimit të institucioneve në situata emergjente.

Ky është një ushtrim dhe jo një veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë.

Ndryshe, gjatë këtij ushtrimi, disa segmente rrugore në lagjen Arbëria janë mbyllur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat