Ura mbi lumin Ibër, lëshohet sot për qarkullim

Aktuale

Ura mbi lumin Ibër, lëshohet sot për qarkullim

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 07:18
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Sot do të hapet për qarkullim ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër.

Lajmin e ka bërë të ditur U.D i Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili e ka cilësuar këtë urë “si kryevepër”.

Ai ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se ceremonia e prerjes së shiritit të kësaj ure do të bëhet të mërkurën nga ai dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat