Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.
Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime.
Ndërkohë, të martën, KQZ kishte bërë të ditur se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.
Rinumërimi i votave pritet të përfundojë deri të shtunën
28 komuna e kanë përmbyllur deri tash procesin e rinumërimit të votave.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar se i gjithë procesi pritet të përfundojë deri të shtunën.
Pastaj, shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të shkurtit.
“Sipas planifikimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në fund të këtij muaji, pra deri në ditën e shtunë planifikojmë të përmbyllim rinumërimin në të gjitha vendvotimet. Pas rinumërimit, KQZ do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Deri sot në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 77% apo 1 mijë e 973 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej,
Vendimi i KQZ-së për përfshirjen në rinumërim të të gjitha vendvotimeve, erdhi pas një raporti nga rinumërimi i më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit, tek votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikuara janë të papërfillshme, por për dallim prej tyre, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.
Rinumërimi ka gjetur se 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar vetëm në Prizren. Devijime të mëdha të votës nga rinumërimi në Prizren pati në PDK. Kandidati i kësaj partie për deputet, Fetah Paçarizi doli me mbi 6 mijë vota më pak.
Të premten, Prokuroria Themelore e Prizrenit realizoi aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, që përfundoi me 109 të arrestuar.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime.
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.
Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.
Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.
25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.
KQZ ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se tashmë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25 komuna.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani
(e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime”, shkroi KQZ.
Rinumërohen rreth 70% e votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.
Nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri sot, 26 janar, janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62% të totalit të votave, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 47.04% të votave, PDK 22.70%, LDK 11.42% dhe AAK 5.94%.
Në QNR rinumërohen 65 për qind e vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen, raporton KosovaPress.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në QNR rinumërohen mbi 62 për qind e vendvotimeve, procesi përfundon në 23 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri të dielën më 25 janar 2026, në ora 10:00, janë rinumëruar gjithsej 1,591 vendvotime nga 2,557 sa janë në total, që përbën mbi 62 për qind të tyre.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 23 komuna, ndërsa po vazhdon në komunat e tjera.
Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Deri më tani procesi është përmbyllur në 22 komuna.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partive
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.81% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%.
Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.48% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.92% të votave.
Njëherësh, KQZ ka bërë të ditur dje se deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.