Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 52% apo 1,342 nga 2,557 vendvotime” deklaron KQZ-ja.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Procesi i rinumërimit u përmbyll në 19 komuna – Elezi: KQZ po punon për shpallje sa më të shpejtë të rezultateve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se numri i komunave që kanë përmbyllur plotësisht rinumërimin është 19 dhe kanë mbetur edhe gjysma tjetër.
“Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri më tani janë rinumëruar rreth 49% apo 1,240 nga 2,557 vendvotime. Pra, procesi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna dhe kanë mbetur që të rinumërohen rreth 1,300 vendvotime të tjera, që i takojnë 19 komunave tjera”, tha Elezi.
Më tej, Elezi tha se KQZ është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë të përmbyllë procesin e rinumërimit dhe të shpall rezultatet përfundimtare.
Nëse flen kështu, po plakesh më shpejt!
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.
Sipas Elezit, ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.
Vetëm pas përfundimit të përfundimit të shqyrtimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të vendimeve, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht përmbylljes së procesit zgjedhor.
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen gati gjysma e votave
Pothuajse gjysma e vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë rinumëruar tashmë, teksa procesi është përmbyllur në 11 komuna.
Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë rinumëruar 1 mijë e 240 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë, e që përkthyer në përqindje i bie 48.49 përqind e vendvotimeve.
KQZ pati paralajmëruar se i gjithë procesi pritet të marrë deri në 2 javë kohë.
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
Në njëmbëdhjetë komuna të Kosovës është përmbyllur në tërësi procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve, pas vendimit të KQZ-së që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për RTKlive ka bërë të ditur se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar rreth 45 për qind e vendvotimeve, apo 1142 nga 2557 sa janë në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 45% apo 1,142 nga 2,557 vendvotime”, ka thënë ai.
Komunat në të cilat është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave për kandidatë janë Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skenderaj, Shtimja, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Zveçani e Juniku.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të këtij muaji të përmbyllë në tërësi procesin e rinumërimit të votave për kandidatë, e më pas në fillim të shkurtit kanë thënë se planifikojnë të shpallin rezultatet përfundimtare.
Vendimi KQZ-së që të shkohet në rinumërim fillimisht në 10 komuna në total e në 28 të tjera vetëm 10 për qind, e më pas vendimi i dytë që të shkohej në rinumërim total erdhi pas evidentimit të manipulimeve dhe mos përputhjeve të mëdha me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka është aktivizuar edhe Prokuroria e Shtetit të cilët po mbledhin informata dhe prova të nevojshme për të vërtetuar nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin zgjedhor.
Tabela
Në QNR rinumërohen 1,029 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 9 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e e enjte, 22 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 1,029 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.
Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të përditësuara pak minuta më herët, deri më tani janë rinumëriar 1027 kuti me vota.
Nga ky rinumërim LVV-ja ka 50.04% të votave, PDK-ja 25.15%, dhe LDK-ja 10.32%.
Kujtojmë se procesi i rinumërimit është duke vijuar, teksa në pritje janë edhe mbi 1 mijë e 500 kuti të tjera.
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 967 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Sipas KQZ-së deri më tani janë numruar 967 vendvotime nga 2557 të mundshme.
Nga 936 vendvotime del se VV-ja ka 50.37%.
Pas Vetëvendosjes rënditet PDK-ja 25.38%. Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 10.42% dhe AAK-ja me 2.95%.
Në QNR rinumërohen 937 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 8 komuna
KQZ ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Sipas njoftimit, procesi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00. Deri të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar 937 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Njoftimi:
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Përfundon procesi i rinumërimit në 7 komuna të Kosovës
Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave edhe në 7 komuna të vendit. Kjo i bie që janë numëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi ku u zhvillua votim i rregullt më 28 dhjetor. Vendimi për rinumërim u mor pas evidentimit të manipulimeve me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka u aktivizua edhe Prokuroria e Shtetit.
Me vendim të KQZ-së janë shkarkuar nga funksioni përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, komunë kjo e cila doli me mospërputhjet më të mëdha në votat e kandidatëve.
Rinumërohen 832 nga 2,557 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Deri tani janë rinumëruar 832 nga gjithsej 2,557 vendvotime, në kuadër të procesit të verifikimit të rezultateve zgjedhore.
Sipas burimeve zyrtare, procesi po zhvillohet sipas planifikimit dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.