Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Aktuale

Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Më: 13 janar 2026 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 17:36 më 15.01.2026
Foto ilustrim

KQZ po vazhdon rinumërimin e fletëvotimeve në QNR

Nga: Bota sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka marrë vendim të posaçëm.

Sipas njoftimit, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të enjten, më 15 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 158 vendvotime nga 914 sa janë në total për rinumërim.

Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i përkasin komunave të ndryshme, përkatësisht: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Njoftimi:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 15 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%.

LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimit.

Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, aktualisht janë numëruar 96 nga 108 vendvotime, apo 88,68 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, VV-ja prin me 43.99 për qind, pastaj është PDK-ja me 18.85

Ndersa LDK-ja me 15.11 dhe AAK-ja me 8.74 për qind.

Përditësimi i KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje prin në rinumërimin e votave

Nga: Bota sot

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit është ende në vazhdim.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë rinumëruar 87,74% e votave.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me 9,985 vota, duke ruajtur epërsinë e saj në këtë proces.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 4,291 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 3,396 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndodhet në vendin e katërt me 12,134 vota.

Vazhdon rinumërimi i votave

Nga: A.Sh

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon vazhdon akoma.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 84,78% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 5,361 vota, e pas saj renditet Partia Demokta me 2,268 vota.

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka zënë vendin e tretë me 1,977 vota, ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e katërta me plot 1,262 vota.

Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Ky proces ka filluar një ditë më herët, të martën në orën 18:00.

Nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. 

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Rinumërimi i votave drejt fundit, prin VV-ja

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 91.30% e votave.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 2.321 vota, e pas saj renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.815 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zënë vendin e tretë me 847 vota, ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës radhitet e katërta me plot 700 vota.

Rinumërimi i votave në proces: VV e para, AAK e dyta

Procesi i rinumërimit të votave në 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ka nisur të martën rreth orës 18:00.

Ky proces nisi pas një vendimi të marrë nga KQZ.

Ndërkaq, nga numërimi i deritanishëm, shihet se Lëvizja Vetëvendosje prin me 43.27% apo 2,142 vota, kur janë numëruar 18 nga 23 vendvotime.

Pas saj është AAK-ja me 31.90% apo 1,579 vota, kurse e treta është LDK me 13.13% apo 650 vota.

PDK është e radhës me 7.84% apo 388 vota.

KQZ njoftoi gjatë ditës së sotme se në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve, e ato janë: Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skënderaj, Shtimja, Ferizaj, Vushtrria, Mamusha dhe Ranillugu.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media, tha se ky proces mund të zgjasë deri në 2 javë. 

KQZ publikon rezultatet e para nga rinumërimi i votave

Nga: A.Sh

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultate nga rinumërimi i disa vendvotimeve.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.

Sipas KQZ-së, nga numërimi i deritashëm po prin VV - 41.80% ose 675 Vota

AAK - 38.64% ose 624 Vota

LDK - 12.07% ose 195 Vota

PDK - 5.33% ose 86 Vota

KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultate nga rinumërimi i disa vendvotimeve.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.

Sipas KQZ’së, nga numërimi i deritashëm po prin AAK me 51.19%, pasuar nga VV me 31.88%, LDK me 11.11% dhe PDK me 4.63%.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.

Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat