Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Aktuale

Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Më: 13 janar 2026 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 08:43 më 18.01.2026
Foto ilustrim

Rinumërimi prek votat e kandidatëve për kryeministër, kush fitoi e kush humbi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të 99.78% të votave, ku janë evidentuar ndryshime në numrin e votave për disa kandidatë të subjekteve politike.

Ndryshime në numrin e votave janë evidentuar edhe tek kandidatët për kryeministër nga LVV, PDK, LDK e AAK.

Sipas të dhënave zyrtare, Albin Kurti nga LVV ka siguruar gjithsej 56,338 vota, ndërsa nga rinumërimi është shënuar një ulje prej 141 votash krahasuar me rezultatet paraprake.

Image

 

Për dallim nga Kurti, Bedri Hamza nga PDK ka siguruar gjithsej 24,277 vota, ku nga rinumërimi atij i janë shtuar 59 vota më shumë.

Image

 

Edhe Lumir Abdixhiku nga LDK ka pasur një rritje prej 5 votave më shumë nga rinumërimi. Ai ka siguruar gjithsejt 11,650 vota.

Image

Ndërkaq humbje të votash nga procesi i rinumërimit ka pësuar edhe Ramush Haradinaj nga AAK. Ai ka 14 vota më pak, ndërsa në total numri i votave është 4,993.

Image

Procesi i rinumërimit po vazhdon edhe për kandidatë të tjerë dhe subjekte politike, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore. 

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 382 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (109/235).

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Nga fillimi i ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i ekipeve për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). 

Image
Rezultatet

Nga rinumërimi i deritashëm, Kurti dhe Haradinaj me më pak vota, rritje për Hamzën dhe Abdixhikun

Nga rinumërimi  i 96% i vendvotimeve të votave për kandidatët për deputetë, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë rënie të numrit të votave.

Kurti i cili kishte thyer rekord si lideri më i votuar në Kosovë me 43,739 vota sipas rezultateve të para, tani ka 146 vota më pak.

Image

Rritje të numrit të votave ka kryetari i PDK-së, Bedri Hamza për plus 40.

Image

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka rritje prej 18 vota.

Image

Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka 14 vota më pak se nga rezultate e para.

Image

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Rinumërimi i votave ka ndodhur për shkak të dyshimeve në gabime në numërim të votave.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri më sot janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235). Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë process”, tha ai.

Ai njëherësh bëri me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

KQZ rinumëron 34% të vendvotimeve – disa kandidatë humbin mijëra vota, të tjerë përfitojnë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 309 nga gjithsej 914 vendvotime të përfshira në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 34 për qind të totalit.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar në 20 komuna, ndërsa komunat e tjera do të përfshihen në këtë proces sipas radhës së përcaktuar.

Nga verifikimi i votave janë evidentuar ndryshime të konsiderueshme, ku disa kandidatëve u janë hequr qindra vota, ndërsa disa të tjerëve u janë shtuar dhjetëra e qindra vota.

Vonesat e rinumërimit, rrezik për zgjedhjen e Presidentit

Megjithatë, sipas të dhënave aktuale, këto ndryshime nuk pritet të sjellin lëvizje në listat e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët me më së shumti vota të hequra pas verifikimit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

Ejup Maqedonci: -252 vota

Vendenis Lahu: -239 vota

Filiz Mustafa: -224 vota

Adelina Stublla: -165 vota

Albin Kurti: -152 vota

Dafina Alishani: -141 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Fetah Paçarizi: -1,323 vota

Nait Hasani: -667 vota

Arianit Çollaku: -507 vota

Xhavit Haliti: -477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj: -450 vota

Kujtim Gashi: -434 vota

Enver Hoxhaj: -430 vota

Fadil Demaku: -306 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

Xhavit Uka: -355 vota

Visar Azemi: -193 vota

Driton Selmanaj: -169 vota

Anton Quni: -144 vota

Kandidatët që kanë përfituar më së shumti nga rinumërimi

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

Driton Hyseni: +61 vota

Alban Bajrami: +49 vota

Mefail Bajqinovci: +44 vota

Fatos Geci: +32 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Uran Ismaili: +166 vota

Përparim Gruda: +129 vota

Vlora Çitaku: +104 vota

Arian Tahiri: +100 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

Paris Guri: +60 vota

Shaban Osmanaj: +27 vota

Doarsa Kica-Xhelili: +23 vota

Ukë Rugova: +20 vota

Ndryshime më të pakta të votave në AAK.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimit të të gjitha vendvotimeve të parapara, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.

Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit.

Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të QKN-së dhe rinumërimit.

Diferencë e madhe votash i doli kandidates për deputete nga radhët e Partisë Demokratike, Kosovare Murseli, 100 vota më pak, saktësisht 3,889 vota nga 3,989 vota sa kishte në këtë komunë.

Ndërkaq, ish-kryetarit të kësaj komune, Besim Ilazi i dolën 53 vota më pak.

Kandidatit Elmi Reçica iu shtuan 24 vota ndërsa Përparim Grudës, 23.

Në bazë të rinumërimit të votave, nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati për deputet Jeton Raka është kandidati me më shumë vota të humbura, saktësisht 78 nga 5,756 vota sa kishte.

I dyti pas tij del se është Albin Kurti me 44 vota më pak e pas tij, Glauk Konjufca me 20 më pak.

Përfundon rinumërimi në Dragash, LVV dhe PDK me dallime më të mëdha të votave për deputetë.

Diferenca të mëdha nuk pati në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku humbi dy vota, njësoj sikurse Hykmete Bajrami.

Ukë Rugova doli me pesë vota më shumë ndërsa Paris Guri, me 11.

Nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj morri tre vota ndërsa më së shumti humbi Hafize Sallahi, 15 vota më pak.

Në nivel vendi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbi 100 vota më pak.

Pas tij radhitet, Ejup Maqedonci me 96 më pak dhe Glauk Konjufca me mbi 80 më pak.

Diferencë të madhe të votave ka pësuar Filiz Mustafa me afro 300 vota më pak.

Nga radhët e PDK-së kryeson Kosovare Murseli me mbi 100 vota më pak, e ndjekur nga Besim Ilazi me 51 ma pak.

Ndërsa në Lidhjen Demokratike, në nivel vendi Lumir Abdixhiku ka humbur mbi 20 vota ndërsa Ukë Rugova ka fituar mbi dhjetë.

Mbi 20 vota ka humbur Xhafer Gashi ndërsa Hykmete Bajrami, ka humbur sa gjysma e tij.

Në rinumërim 100 përqind mbesin Komuna e Leposaviqit, Prizrenit, Skenderajt, Shtimes, Ferizajt, Vushtrrisë, Mamushës dhe Ranillugut.

Kurse në 28 komunat tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.

Në QNR rinumërohen 262 nga 914 vendvotime, 18 komuna përfundojnë procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 262 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave:

Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (10/26) dhe Prizren (5/235).

Njoftimi:

Në QNR rinumërohen 262 nga 914 vendvotime, 18 komuna përfundojnë procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 262 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (10/26) dhe Prizren (5/235).

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 18 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Rinumërimi i votave, kujt iu hoqën më së shumti vota në Vetëvendosje dhe cilëve kandidatë iu shtuan

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë duke u evidentuar edhe ndryshimet e votave në mes të kandidatëve për deputetë brenda partive politike.

Në votat e rinumëruara deri tani e që janë 217 vendvotimet, në Lëvizjen Vetëvendosje një numri të madh të kandidatëve u janë minusuar në total 976 vota.

Derisa disa prej kandidatëve u janë shtuar në total 345 vota.

Prej kandidatëve për deputetë që u janë minusuar më së shumti vota, prin Filiz Mustafa me 230 vota, Albin Kurti me 85, Jeton Raka me 71 vota, Glauk Konjufca me 54, Valon Hoti 48, Ali Dula me 42, Aferdita Hajrizi me 36, Agim Bahtiri me 35.

Ndërsa prej kandidatëve që u janë shtuar vota pas rinumërimit, prin Shqipe Selimi me 36 vota plus, Ejup Maqedonci me 29, Alban Bajrami me 24, Labinotë Demi me 19, Fatos Geci me 18, Zef Morina me 13 vota plus, Ilir Kërçeli me 12 vota, Diana Qarkaxhija me 12 vota plus, Mimoza Kusari me 10 vota plus.

Procesi i rinumërimit do të vazhdojë në të gjitha qendrat ku KQZ ka vendosur për rinumërim, e që janë 914 vendvotime.

Emrat me më së shumti ndryshime të votave në listën e PDK-së pas rinumërimit

KQZ po vazhdon të publikojë rezultatet e rinumërimit të votave nga qendrat e votimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.

Deri tani, nga 217 qendra të rinumëruara,tek Partia Demokratike e Kosovës pas janë minusuar në gjithsejtë listën e kandidatëve për deputetë 750 vota derisa janë shtuar 364 vota.

Kandidatëve që u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit. janë Kosovare Murseli me 99 vota, Xhevahir Geci me 79 vota, Besim Ilazi 50 vota, Abelard Tahiri me 47 vota.

Pas rinumërimit, Bekim Haxhiut i janë shtuar 42 vota, Perparim Grudës 30, Elmi Reçicës 27 vota.

KQZ: 216 vendvotime janë rinumëruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me procesin e rinumërimit të votave për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas raportit të fundit, të përditësuar të premten, më 16 janar 2026, në ora 10:00, nga gjithsej 2,557 vendvotime në nivel vendi, është paraparë që të rinumërohen 914 vendvotime, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 216 vendvotime.

Rinumërimi është duke u zhvilluar sipas përqindjeve të përcaktuara për secilën komunë, ku në disa prej tyre procesi përfshin 10 për qind të vendvotimeve, ndërsa në komuna të caktuara rinumërimi është vendosur të bëhet në 100 për qind.

Komunat me numrin më të madh të vendvotimeve të planifikuara për rinumërim përfshijnë Prizrenin, Ferizajn, Vushtrrinë, Skenderajn, Shtimen, Dragashin, Kaçanikun dhe Leposaviqin, ndërkohë që në disa komuna procesi ende nuk ka nisur.

Nga ana tjetër, deri tani rinumërimi ka përfunduar në disa komuna si Deçani, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Lipjani dhe Obiliqi, ku numri i vendvotimeve të rinumëruara përputhet me planifikimin fillestar.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe se përditësime të tjera do të publikohen në vazhdim, deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat