Analisti Korab Blakaj e sheh ciklin presidencial si një provë nervash dhe si pasqyrë të frikës politike.
Sipas tij, rizgjedhja e Vjosa Osmani nuk do të ishte projekt politik, por menaxhim i krizës së krijuar nga vetë klasa politike. Opozita, nga frika e zgjedhjeve të parakohshme, mund ta votojë nga halli, jo nga bindja.
Ndërkohë, Albin Kurti paraqitet si lojtari më i qetë, pasi posti i presidentit është simbolik dhe nuk e rrezikon pushtetin e tij real.
Si alternativë shihet manovra e Ramush Haradinaj, i cili tenton të pozicionohet si figurë mbi-partiake, por mbetet i shoqëruar nga hija e demarkacionit me Malin e Zi.
Në përfundim, Blakaj vlerëson se në çdo skenar fiton Kryeministri, ndërsa Presidenti del si kompromis politik. Sipas tij, asnjë nga figurat nuk paraqet zgjidhje reale për Kosovën në periudhën e ardhshme.
Shkrimi i Blakajt:
Presidenti, pasqyra e frikës politike
Ky cikël presidencial është provë nervash! Gjithçka që do të shohim do të jetë lakuriqësia morale e skenës politike!
Skenari i parë: rizgjedhja e Vjosa Osmani
Në realitet , rizgjedhja e Vjosa Osmanit nuk është projekt politik aq sa është menaxhim i një krize që klasa jonë politike vet e krijon.
Opozita e di se bllokada me votë kundër ose lënja e Parlamentit pa kuorum është armë që djeg duart e veta. Zgjedhjet e parakohshme janë makth i krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të fundit. E përqudnuar, kjo opozitë nuk shfaq asnjë lloj alternative për të marë pushtetin, por thjesht për mbijetesën përsonalë të disa aksidentalëve të cilët po u larguan nga „ Grazhdi“ i publikës kanë frikë se vdesin urie.
Prandaj, edhe kur bërtasin “jo”, llogaria i çon te “po-ja” e heshtur.
Por këtu nis vet paradoksi: Vjosa nuk është më aset. Ajo është limon i shtrydhur, figurë tragjikomike e konsumuar nga të gjitha anët. Kapitali i saj politik sot nuk buron nga mbështetja popullore por nga frika e të tjerëve. I duhen 30 nënshkrime për të hyrë në garë; i duhen vota për të dalë nga ajo. Asnjërën nuk i ka të garantuar.
Skenari i dytë: heshtja kalkuluese e Albin Kurtit
Kurti nuk futet në “lloto presidenciale”. Ai e di se Presidenti është kulm simbolik, ndërsa Kryeministri është pushtet real. Për më tepër, ai e di se votimi ose mosvotimi i Vjosës nuk e rrezikon qeverisjen katër vjeçare. “Guxo” ka ministra e kryetarë komunash, por nuk ka peshë parlamentare.Ata tashmë janë zëvëndësuar nga deputetët e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje! Nëse largohen nuk rrëzikojnë askënd.
Kjo e zhvesh narrativën e “krizës”. Pra nuk ka si shkaktohet krizë qeveritare.Ka vetëm pazare nervash. Dhe Kurti, në këtë lojë, është i vetmi që nuk nxiton.
Skenari i tretë: manovra presidenciale e Ramush Haradinaj
Lëvizja për t’u distancuar nga drejtimi aktiv i AAK-së nuk është ikje, por një lloj „çlirimi“
Haradinaj po kërkon t’i heqë vetes barrën partiake për t’u shfaqur si figurë “mbi-partiake”. Kjo është lëvizje puro presidenciale.
Opozita e sheh si zgjidhje të ndërmjetme. Madje, për disa, Haradinaj shërben edhe si përpjekje për të korrigjuar njollën e turpshme të Demarkacionit me Malin e Zi.Ai vet kërkon të dalë nga politika si figurë kombëtare dhe faji i madh kombëtar i humbjes së Çakorrit nuk e le të qetë! Prandaj „ofrohet“
A do ta votojnë?
Po, nëse shfaqet si alternativë dhe zgjidhje e mos shkuarjës në zgjedhje!
Dilema e opozitës: bllokadë apo nënshtrim?
Opozita sot zgjedh shmang’jen !
Shmang zgjedhjet, shmang përplasjen, shmang rrezikun. Prandaj, mund ta votojë Vjosën nga frika. Mund ta përqafojë Ramushin po nga lodhja.Të dyja veprimet larg çdo vizioni!
Kjo e bën opozitën aktorin më të dobët të tavolinës: reaktive, opozitë pa vizion, e stërkonsumuar, opozitë që mbron disa figurina ,larg të qenit vizionare, projekt alternativ, apo sulmuese me kritika emancipuese!
Përfundimi dihet!Në çdo skenar, fiton Kryeministri. Në çdo skenar, Presidenti del si kompromis, ( pazar akshomi „) e hiq si projekt. Dhe në secilin skenar, politika kosovare dëshmon se nuk zgjedh për të ndërtuar por kalkulon interesa utilitare!
Në fund lind një pyetje esenciale.Cili nga të dy është i mirë për Kosovën në vitet e mjegullta në të cilat po hyjmë?
ASNJËRI!
Edhe Vjosa, edhe Ramushi janë figura paradoksale politike!
Kushtetuta ( anipse e sakatosur) e Kosovës e ka shpallur Kosovën shtet unitar dhe të pa ndashëm! Të dytë janë dëshmuar , që për karrige e ndajnë Kosovën!
Çakorri ua qet provën.Ashtu siç na qet proven e paaftësisë sonë, që zgjidhjet ua besojmë pikërisht të njetëve shkatarë!