Albin Kurti priti Edi Ramën për të forcuar bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Albin Kurti priti Edi Ramën për të forcuar bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 16:44
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku diskutuan mbi marrëveshjet bilaterale, mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe sfidat e përbashkëta.

Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërqeveritar dhe ndërshtetëror do të shërbejë për qytetarët e të dy vendeve dhe për kombin tonë mbarë.

Postimi i Kurtit:

Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.

Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat