​Kuvendi mblidhet nesër për buxhetin

Aktuale

​Kuvendi mblidhet nesër për buxhetin

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 11:22
​Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të premten në një seancë të jashtëzakonshme.

KosovaPress merr vesh se të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë nesër në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2026.

Buxheti mes dy leximeve gjatë kësaj jave është shqyrtuar edhe në komisione parlamentare.

Javën e kaluar Kuvendi miratoi buxhetin në lexim të parë, i cili ka vlerë rreth 4 milardë euro. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat