​IKD kërkon debat parlamentar për pensionin e moshës, krahas atij të veteranit

Aktuale

​IKD kërkon debat parlamentar për pensionin e moshës, krahas atij të veteranit

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 11:44
Foto nga vendngjarja

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dorëzoi kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe shefave të grupeve parlamentare për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv dhe realizimin e të drejtës në pensionin e moshës.

Kjo, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se Kuvendi duhet të nxjerr një rezolutë, ku e obligon Ministrinë e Financave për përfitimin e pensioneve të dyfishta.

“Kuvendi nuk duhet ta shoh normën ligjore si abstrakte, por të shoh edhe dimensionin social”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat