​37 vjet nga greva e Trepçës: Heroizmi i minatorëve dhe sfidat e së ardhmes

Aktuale

​37 vjet nga greva e Trepçës: Heroizmi i minatorëve dhe sfidat e së ardhmes

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 20:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mitrovica rikthehet sot në kujtesën e 20 shkurtit 1989, kur mbi 1300 minatorë të Trepçës vendosën të hyjnë në grevë urie për të mbrojtur autonominë dhe të drejtat e popullit të Kosovës. Një veprim i guximshëm, që jo vetëm ngriti zërin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe frymëzoi rezistencën që më vonë çoi në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ekonomisë, tha se greva e minatorëve ka qenë një moment vendimtar që tregoi guximin dhe vendosmërinë e tyre për liri dhe demokraci. Ai kujtoi se 1300 minatorë u ngujuan për të mbrojtur Kosovën, duke hapur një rrugë të gjatë për përpjekje dhe sakrifica që sollën lirinë që qytetarët e gëzojnë sot.

Mjeku: Qysh në atë kohë udhëheqësitë e vendeve demokratike të Evropës, miqtë tanë e kanë thanë qartë që minatorët e Trepcës po e mbrojnë themelet e demokracisë

“Kam nderin dhe barrën sot me fol para juve në nderim të kësaj ngjarje të madhe të 37 viteve më parë, sot kemi një obligim me mbajtë fjalim të shkurta që të nderojmë atë ngjarje por besoj që fjalët më të mëdha janë thënë pikërishtë para 37- viteve në mënyrë shumë të qartë dhe në mënyrë të palëkundur prej vetë minatorëve. Shumë rrallë në historinë botërore kemi ngjarje kaq heroike sa edhe greva e madhe e shkurtit 1989 qysh në atë kohë udhëheqësitë e vendeve demokratike të Evropës, miqtë tanë e kanë thanë qartë që minatorët e Trepcës po e mbrojnë themelet e demokraciës edhe të drejtën e popullit të Kosovës me zgjedh vetë udhëheqjen e vet. Pra, nuk ka qenë një ngjarje ose një grevë për minatorët por një ngjarje e një përpjekje e paharrueshme për liri edhe demokracinën në këtë vend edhe më gjërë. Në atë botë 1300 minatorë u ngujuan për me mbrojtë ekzistencën e Kosovës edhe shenuan fillimin e një rrugëtimi dhe përpjekje shumë të mundinshme dhe me plotë sakrifica për lirin që ne sot e gëzojmë. Andaj përkulemi para veprës heorike të minatorëve të vitit 1989, mirëpo edhe para veprës së madhe të gjithë atyre që iu bashkuan Ushtrisë Clirimtare të Kosovës edhe e dhanë jetën për lirin që e gëzojmë sot”- tha Mjeku

Ai shtoi se zhvillimi i Trepçës do të realizohet në partneritet me kompani ndërkombëtare, që do të sjellin kapital, teknologji dhe do të mbrojnë interesin publik dhe pronësinë e Kosovës

Mjeku: Në qendër të sektorit të minierave do të jetë pikërisht “Trepça”

“Në zgjedhjet e fundit demokratike në Republikën e Kosovës si qeveri ne e murrum një besim të ri, e tash po fillojmë me zbatu një sektorë, një vision që sektorin e minerave e sheh si sektorë strategjik edhe lidh jo vetëm me zhvillimin ekonomik por edhe me sigurinë kombëtare edhe me ato vlera demokratike që janë mbrojtur këtu në vitin 1989 e tutje, ky nuk është vetëm vlerësim ekonomik por është një bindje shtetërore se burimet tona natyrore sjelljin vetëm pasuri nëntokësore por janë një garanci për stabilitet për zhvillim të qëndrueshëm dhe për pavarësi ekonomik. Në qendër të sektorit të minerave do të jetë pikërishtë ndërmmarrja jonë “Trepca”. Trepca është pjesë e historisë tonë, politike dhe industrial por pjesë e së ardhmës tonë zhvillimore prandaj synimin e kemi të qartë Trepcën me e zhvilluar me modernize edhe me fuqizu si shtyllë të Kosovës”, deklaroi ai

Zëvendësministri i Ekonomisë, tha se zhvillimi i Trepçës do të realizohet përmes një partneriteti strategjik me një kompani minerale ndërkombëtare me reputacion, e cila do të sjellë kapital dhe teknologji, duke mbrojtur gjithmonë interesin publik dhe pronësinë e Kosovës.

Mjeku: Qysh kemi premtuar Trepcën kemi me zhvilluar në partneritet strategjik me një kompani minerale me renome ndërkombëtare

“Qysh kemi premtuar Trepcën kemi me zhvilluar në partneritet strategjik me një kompani minerale me renome ndërkombëtare prej një shtetit mikë të Republikës tonë. Kjo kompani vjen si bashkë invenstitorë por edhe sjellë kapitalë, teknologjië dhe ruanë gjithmonë bashkë me ne interesin publike dhe pronësinë tonë si popull i Kosovës. Pra, partneritetit ndërtohet mbi parimin se pasuria është e Kosovës e zhvillimi bëhet me teknologji më modern e në bashkëpunim me miqtë tanë dhe gjithmonë në shërbim të vlerave tona demokratike. Në të njëjtën kohë si qeveri po përgadisim me invenstu 50 milion euro për me skanu pasuritë tona ane mbanë Kosovës edhe me i fut ato në funksion të zhvillimit të vendit, ky është një prej programve më të mëdha që kaherë i kemi pasur për zhvillimin e sektorëve të mineraleve por është edhe një mundësi që potencialin tonë me vendos në shërbim të rritjes ekonomike në dekadat që vijnë”, tha zëvendësministri, Mjeku

Faton Ahmeti, ushtrues i detyrës së kryeshefit të Trepçës bëri të ditur se kompania ka dyfishuar qarkullimin në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024 dhe ka rritur të hyrat e veta, duke ulur varësinë nga subvencionet qeveritare.

Ahmeti: Kemi realizuar një qarkullim afro 13 milion euro, realishtë kemi dyfshuar qarkullimin në krahasim me vitin 2024

“Ne po ndalemi shumë në përformancën që e kemi kaluar në vitin 2025, une kam knaqësinë që sot të shpalosi të arriturat dhe punën e palodhshme që është bërë nga minatorët në vitin që e lamë pasë, kemi realizuar një qarkullim afro 13 milion euro, realishtë kemi dyfshuar qarkullimin në krahasim me vitin 2024, kemi krijuar të hyra më shumë afro 5 milion euro më shumë se sa në vitin 2024, realishtë në vitin 2024 ne e kemi pasur një varësi mbi 10 milion euro nga subvencione nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kurse në vitin 2025 ne kemi pranuar vetëm 5 milion euro republika e kosovës kështu se i bjen e kemi zvogëluar varësinë mbi 5 milion euro, realisht është e rëndësishme me potencu se ne kemi arritur t’i mbulojmë shpenzimet tona pa subvencione kemi arritur të mbulojmë listën e pagave afro 10 milion euro, kemi arritur të bëjmë pagesa nga lëndët përmbarimore mbi 13 milion euro, gjithashtu kemi arritur t’i mbulojmë shpenzimet tona operative mbi 5.3 milion euro”, tha Ahmeti

Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci,theksoi se dita e Minatorit është një moment për të kujtuar lavdinë dhe kontributin patriotik të minatorëve, të cilët përmes grevës dhe veprave të tyre kontribuan në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe zhvillimin e vendit.

Peci: Kanë qenë minatorët ata që i kanë prirë proceseve politike

“Në ditën e Minatorit e cila në historin më të re të Kosovës e ka të shënuar më shkronja të arit lavdin dhe kontributin patriotik për Kosovën dhe për cështjen shqiptare në përgjithësi. Ishin periudha kohore kur rendi i ri botërore po ndryshonte kur muri i Berlinit po bije e në Kosovë para se të fillonte një rezistencë dhe një refuzim fillimisht me një rezistencë që quhet paqësore kanë qenë minatorët ata që i kanë prirë proceseve politike si shenjë e demostrimit të grevës për pabarazi por njëkohësisht jo vetëm për pabarazim të asaj që e njohim në Kosovë ose slogani i quajtuar “Trepca punon e Beogradi ndërton”, po njëkohësisht kanë qenë edhe kërkesa politike të aritikuluara që kanë kontribuar në rritjen e ndërgjegjjës kombëtare të Kosovës, në funksion të kësaj luanët e nëntokës kanë pjesën e lavdisë bashkë me menaxhmentin e asaj kohe e kam nderin dhe knaqësin që ta përshendes njërin nga ta, Burhan Kavaj. Bashkë me Aziz Abrashin kanë bërë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën edhe për cështjen shqiptare”, tha kryetari i Mitrovicës.

Peci, tha se qeveria Kurti 3 e ka Trepçën ndër prioritetet dhe synon të mundësojë investime dhe projekte për të futur teknologji më të avancuar dhe për të zhvilluar resurse njerëzore më të kualifikuara dhe të përgatitura.

Peci: Qeveria Kurti 3 në mesin e prioriteteve do ta ketë edhe Trepçën

“Qeveria Kurti 3 në mesin e prioriteteve do ta ketë edhe Trepcën dhe mundësin e investimeve, projekteve për të mundësuar tekonologji më të avancuar edhe për të sjellë profilet e resurseve më humane më adekuate dhe më të përgaditura por njëkohësisht është mundësi më e lehtë e avancimit në tregje ndërkombëtare. Nga prizimi komunal une pak me shaka dhe gjysme më të vërtet me akteret të institucioneve të qeverisë them se duke qenë kryetari i Mitrovicës une duhet ta luaj pak rolin edhe të një zyrtari në nivel qeveritar për shkak se qështjet ambientale që janë konsekuencë e mbetjeve industrial duhet përfundimisht të trajtohen për shkak se këto janë probleme ambientale dhe shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës”, tha Peci.

Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Minatorëve rikujtoi se greva e vitit 1989 ishte një akt jashtëzakonisht guximtar, ndërsa profesioni i minatorit mbetet ndër më të rrezikshmit dhe kërkon kujdes institucional për pensionimin e hershëm dhe sigurimin e kushteve dinjitoze për punëtorët.

Januzi: Ishte një akt i jashtëzakonshëm guximi

“Sot bëhen 37 vite nga greva historike e 20 shkurtit të vitit 1989 ku mbi 130 minatorë të Trepcës hyn në grevë urie për ta mbrojtur autonominë e Kosovës, nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ishte një akt i jashtëzakonshëm guximi për më shumë se tetë ditë qëndruan pa bukë, pa ujë dhe nën presion dhe kërcenime të vazhdueshme nga regjimi serbo sllavë i asaj kohe. Kjo grevë ngriti zërin e Kosovësn ë arenën ndërkombëtare u bë një pikë kthehese në rrugën drejt lirisë ajo frymëzojë rezistencës që qoi deri në formimin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se minatorët duhet të dalin në pension me respekt dhe dinjitet, duke marrë parasysh rreziqet dhe pasojat shëndetësore që sjell puna në minierë.

Januzi: Ne kërkojmë një ligj të veçantë për minatorët si profesion i rrezikshëm

“Cdo vit pune në minerë është shumëfish më i rëndë se profesionet e tjera. Ne kërkojmë një ligj të vecantë për minatorët si profesion i rrezikshëm me një pension të parakohëshm dinjitozë i cili është për keqardhje se pensionet e kësaj kategorie janë lëmoshë, duke marrë përballë sëmundjet që t’i sjellë ky profesion e në moshën 65-vjeqare detyrohësh të punosh pastaj me pensionet e tilla nuk mund të kurohësh. Pensionimi i parakohëshëm duhet të jetë i garantuar me ligj përfshirë edhe vitet e punës nëntokë si stash i shtuar, trajnime të vecanta për ata që preken nga sëmundjet profesionale si dhe mundësi e sigurisë financiare që u mundëson të jetë dinjitoze pas dekadave sakrificë në profesionin e minatorit. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë po kërkojmë drejtësi sociale, kërkojmë që shteti të njoh realitetin e punës në minerë dhe të veprojë në përputhje me atë realitet, minatori nuk duhet të dalë në pension i rraskapitur, i sëmurë dhe i harruar ai duhet të dalë me dinjitet dhe me respekt dhe siguri për familjen e tij”, përfundoi ai

37 vjet më pas, Mitrovica përkujton jo vetëm heroizmin e minatorëve, por edhe përgjegjësinë për të zhvilluar potencialin minerar në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Greva e Trepçës mbetet një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe e vendosmërisë që formuan themelet e lirisë dhe demokracisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat